Arbëri

Banka Botërore: Shqipëria me rritje të fortë ekonomike

Në Shqipëri rritja ekonomike arriti 4,2% në vitin 2018 e nxitur nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike falë kushteve hidrologjike shumë të favorshme, e mbështetur gjithashtu edhe nga një rritje e turizmit dhe konsumit familjar si dhe nga rritja e punësimit dhe pagave, raporton Banka Botërore në raportin e saj të periudhës së pranverës 2019 për ekonominë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Rritja e lartë e konsumit dhe punësimit ka mbështetur rritjen ekonomike”, thuhet në raport.