Në takimin e liderëve, Veseli tha se nuk do të flitet me Serbinë për sovranitetin e Kosovës

Ridvan Hamza Ridvan Hamza 03 May 2019 19:04

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, u pritën nga kryetari i kuvendit Kadri Veseli, e të ftuar ishin edhe zëvendëskryeministrat Pacolli e Hoxhaj, si dhe bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj.

Temë e takimit, sipas njoftimit, ishte dialogu me Serbinë pas Samitit të Berlinit, ngjarje për të cilën Veseli tha se ishte një lajm i mirë për vendin, për çka i ka falënderuar kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, raporton KTV.

Falënderime pati edhe për SHBA-në dhe BE-në, derisa bëri të ditura synimet nga procesi i bisedimeve.

Veseli është pyetur edhe për qëndrimin për taksën dhe kërkesat për pezullimin e saj, por temën e taksës e ka konsideruar tashmë si bajate.

Ai bëri të ditur se nuk kanë folur ndërmjet vete për liberalizim të vizave, por ritheksoi se Kosova ka plotësuar kriteret e kërkuara.

Kreu i Kuvendit ka mirëpritur takimin e radhës pasues të Samit të Berlinit, që do të mbahet në korrik në Paris, derisa ka paralajmëruar përfshirje më të madhe të SHBA-së në proces.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme