Arbëri

Qeveria do të heqë dorë nga “Kosova e Re” nëse çmimi i energjisë rritet ndjeshëm

Disa organizata joqeveritare në Kosovë në vazhdimësi kanë ngritur shqetësimet se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” do të ndikojë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, nëse jetësohet ky projekt, faturat e energjisë për konsumatorë do të rriten për 92 për qind.

Sipas një analize të organizatave joqeveritare që merren me çështjet energjetike, thuhet se një familje në Kosovë aktualisht paguan mbi 18 euro në muaj për faturat e shpenzuara të energjisë, kurse pas furnizimit me energji nga termocentrali ri, kjo faturë do të arrijë në rreth 36 euro në muaj.