Arbëri

Haradinaj në 19-vjetorin e AAK-së: I qëndruam besnik përpjekjeve për krijimin e shtetit

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar krijimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila të enjten mbushi 19 vjet.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se para 19 vjetëve, si Aleancë u nisën për më shumë

pluralizëm e debat, duke i dhënë alternativa dhe zgjidhje politike vendit.

Ai ndër të tjera ka thënë se i kanë qëndruar besnik përpjekjeve për shtet-krijim dhe pas pavarësisë kanë shërbyer si vlerë e shtuar e demokracisë.

Sipas tij, AAK mbetet e angazhuar për shtet të fortë dhe kohezion shoqëror e kombëtar.

“Mirënjohës të gjithë atyre me të cilët rrugëtuam bashkë përgjatë këtyre viteve dhe që besuan në vlerat dhe vizionin e Aleancës. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.