Arbëri

Thaçi: Nuk pranojmë kushtëzimet nga Serbia, taksa mbetet në fuqi

Thaçi: Nuk pranojmë kushtëzimet nga Serbia, taksa mbetet në fuqi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se tarifa e vendosur për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk do të hiqet.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti foli edhe për Samitin e Berlinit, që sipas tij, nuk ka nxjerrë ndonjë konkluzion të qartë, derisa kritikoi sërish Bashkimin Evropian për mosunitet.