Përkundër faktit që nuk kanë siguruar leje ndërtimi nga Komuna e Gucisë për ndërtimin e kishës ortodokse, disa serbë dje sërish shkuan në fshatin shqiptar Martinaj në Guci për të bërë, sipas tyre, disa matje me gjeodetë.
Sipas portalit lokal, “plavaeguciasot”, ardhja e tyre është thjesht vazhdimësi e provokimeve që kisha ultranacionaliste ortodokse serbe po i bën vazhdimisht ndaj këtij fshati shqiptar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Banorët e fshatit dhe të Plavë Gucisë janë thellësisht të indinjuar me këto provokime të rrezikshme të cilat mund të kenë edhe pasoja dhe implikime më të rënda”, shkruan kjo faqe.
Në një video postim në Facebook, shihet ballafaqimi verbal i banorëve të fshatit me njerëzit e kishës serbe.
“Shtetet tona heshtin, ndërkaq banorët e Martinajt presin çfarëdo mbështetje institucionale në ballafaqim me kishën e Serbisë, kishë kjo që historikisht në vazhdimësi, së bashku me Akademinë e Shkencave të Serbisë, i ka krijuar planet hegjemoniste e ultranacionaliste serbomadhe, u ka paraprirë dhe i ka mbështetur ato me të gjitha mjetet”, thekson ky portal.