Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

DW: Vendimi për hapjen e negociatave Shqipëri-BE shtyhet për shtator

Shqipëria pret që në fund të muajit maj të publikohet raporti i Komisionit Evropian për progresin e bërë nga Shqipëria në raport me 5 prioritetet kyçe dhe nëse do të rekomandohet hapja e negociatave apo jo.

Teksa pritshmëritë e qeverisë shqiptare për këtë raport u bënë objekt bisede në takimin që kryeministri Edi Rama pati me kancelaren gjermane Angela Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit, burime për Deutsche Welle nga CDU/CSU, thanë se vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas DW, mësohet nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.