Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme , sipas raportit ditor të SHSKUK-së janë duke u trajtuar 160 pacientë.
Prej tyre, 66 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 125 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 96 pacientë. Prej tyre 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 34 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 81 janë me oksigjeno-terapi.
Klinika e Pulmologjisë ka 64 pacientë të shtrirë, e pasuar nga Klinika Infektive me 31 pacientë, dhe ajo e Pediatrisë me 1 pacient.
Sipas raportit ditor të SHSKUK-së në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 64 pacientë. 32 të konfirmuar pozitivë, 44 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë.
Spitali i Pejës ka numrin më të madh të pacientëve të shtrirë me 21 pacientë. Ndërsa pas Pejës, Gjakova ka numrin më të madh të pacientëe, 13 pacientë. Spitali i Prizrenit 7 pacientë, Spitali i Gjilanit 10 pacientë, Spitali i Ferizajt 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës dhe ai i Vushtrrisë kanë nga 5 pacientë.
-
SHSKUK: 207 pacientë të hospitalizuar nga COVID-19
-
Në SHSKUK 79 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë
-
Në SHSKUK 83 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë
-
186 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 117 me oksigjenoterapi
-
SHSKUK: Mbi 100 pacientë po trajtohen për COVID-19