Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

16 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

koronavirusi

Prishtina është komuna e pestë për nga numri i rasteve aktive në Kosovë. Aktualisht ka 16 raste aktive, pasuar nga Prizreni me 13 raste, Lipjani 9, Vushtrria 8 dhe të tjera.

Ndërkohë, komuna me më së shumti raste aktive është Gjilani me 51 raste.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3 raste pozitive me koronavirus, derisa numri total i rasteve pozitive është 107.800. Të shëruar janë gjithsej 105.381.

Artikuj të ngjashëm