Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

16 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 2 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë me dije se aktualisht janë duke u trajtuar 16 pacientë me koronavirus.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, 10 prej tyre janë në oksigjeno terapi ndërsa 2 në gjendje më të rëndë, shkruan Koha.

“Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 1 mjek, 4 infermierë dhe 1 punëtor i shërbimeve teknike”, thuhet në njoftimin e Spitalit./KOHA/