Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

16 ministrat e Jashtëm të Shqipërisë në tri dekada

Që prej dhjetorit të vitit 1991 e deri më sot Shqipëria ka pasur 16 ministra të jashtëm, nga të cilët vetëm një ka qenë grua.

6 prej krerëve të diplomacisë shqiptarëve janë emëruar nga qeveritë e drejtuar nga socialistët e pjesa tjetër nga demokratët, ndërsa një ministër i përket qeverisë së tranzicionit të vitit të mbrapshtë 1997.

Demokratët kanë emëruar gjithnjë një burrë në krye të diplomacisë shqiptare ndërsa socialistët i kanë besuar Ministrinë e Jashtme vetëm në një vit Arta Dadës, edhe kjo nga Ilir Meta.

Paskal Milo ka qenë në krye të ministrisë së jashtme për 4 vite, por interesant është fakti se ai ka ushtruar këtë funksion edhe pse kryeministrat janë ndryshuar tre herë.

Ministri që qëndroi më gjatë në këtë detyrë është Ditmir Bushati, ndërsa më pak Arjan Starova në qeverinë e tranzicionit të ’97.

16 ministrat e Jashtëm në 3 dekada janë

ILIR BOÇKA

18 dhjetor 1991 - 11 prill 1992

Kabineti: Vilson Ahmeti

ALFRED SERREQI -PD

11 prill 1992 - 11 korrik 1996

Kabineti: Aleksander Meksi

TRITAN SHEHU-PD

11 korrik 1996 - 12 prill 1997

Kabineti: Aleksander Meksi

ARJAN STAROVA –QEVERIA E TRANZICIONIT

12 prill 1997 - 25 korrik 1997

Kabineti: Bashkim Fino

PASKAL MILO - PS

25 korrik 1997 – 2001

Kabineti: Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta

ARTA DADE- PS

2001 - Korrik 2002

Kabineti: Ilir Meta

ILIR META - PS

Korrik 2002 - Korrik 2003

Kabineti: Fatos Nano

KASTRIOT ISLAMI- PS

29 Dhjetor 2003 - 12 Shtator 2005

Kabineti: Fatos Nano

BESNIK MUSTAFAJ - PD

12 Shtator 2005 – maj 2007

Kabineti: Sali Berisha

LULZIM BASHA - PD

Maj 2007 - Shtator 2009

Kabineti: Sali Berisha

ILIR META – PD/LSI

Shtator 2009 - Janar 2011

Kabineti: Sali Berisha

EDMOND HAXHINASTO – PD/LSI

Janar 2011- Prill 2012

Kabineti: Sali Berisha

EDMOND PANARITI – PD/LSI

3 Prill 2012 – shtator 2013

Kabineti: Sali Berisha

ALDO BUMÇI – PD

3 prill 2013 -15 shtator 2013

Kabineti: Sali Berisha

DITMIR BUSHATI - PS

15 Shtator 2013 - JANAR 2019

Kabineti: Edi Rama

EDI RAMA - PS

JANAR 2019 e në vazhdim

Kabineti: Edi Rama

Artikuj të ngjashëm