Arbëri

Sot në Kosovë mot me diell dhe vranësira

Sot në Kosovë mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se, vendi do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore parashihet të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.