Arbëri

Meta uron Pashkët ortodokse, thotë se shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë

Meta uron Pashkët ortodokse, thotë se shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë
22:58

Meta uron Pashkët ortodokse, thotë se shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë

Presidenti shqiptar, Ilir Meta i ka uruar besimtarët ortodoksë në vigjilje të kremtimit të ditës së Ringjalljes së Krishtit.

“Uroj nga zemra besimtarët ortodoksë dhe mbarë popullin shqiptar: Nga mot gëzuar Pashkët! Mbarësi, shëndet, paqe e begati në familjet tuaja!”, tha Meta, duke shtuar se festa e Pashkëve dhe e dritës që nuk perëndon kurrë, na kujton sot se para malit të së keqes, padrejtësive, veseve, frikës e zhgënjimit, mosbesimit e arrogancës, korrupsionit, dhunës dhe çdo fenomeni negativ që vret paqen, drejtësinë e barazinë sociale dhe helmon rëndë shoqërinë, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë.

Me besimin në Zot dhe duke përqafuar gjithmonë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, por edhe kombëtare, me dashuri, harmoni të plotë, dialog, mirëkuptim, bashkëpunim e vëllazërim, secili prej nesh dhe shoqëria jonë në tërësi, mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen evropiane”, thuhet në urimin e Metës.

22:57

Haradinaj uron Pashkët ortodokse

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ua ka uruar Pashkët ortodokse besimtarëve shqiptarë të këtij besimi, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë.

Sipas tij, kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës dhe të së drejtës dhe na shërben si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

“Me shëndet Pashkët ortodokse”, ka shkruar ai në Facebook.