Qe katër muaj prej që janë buxhetuar 34 milionë euro për barna, ende nuk janë plotësuar rreth gjysma e kërkesave në QKUK dhe në spitalet rajonale.
Këto institucione janë duke u përballur me mungesa të vazhdueshme të barnave dhe të materialit shpenzues, shkruan sot Koha Ditore. E këto mungesa po u shkaktojnë probleme pacientëve, të cilët detyrohen t’i blejnë vetë barnat dhe materialin shpenzues.
Se ka mungesa në furnizim me barna dhe material shpenzues e kanë pranuar edhe drejtorët e spitaleve rajonale.
Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraqi, ka thënë për gazetën se u mungon materiali shpenzues.
Sipas Zyrës për informim në QKUK, prej bartjes së buxhetit për barna dhe material shpenzues nga Ministria e Shëndetësisë tek SHSKUK-ja, janë ndërmarrë të gjitha masat për furnizim me barna dhe material shpenzues. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
SHSKUK-ja pranon se njoftoi rrejshëm se furnizimi me barna ishte 100% në gjashtë muajt e parë
-
Vetëdemantohet SHSKUK-ja, nuk ka furnizim me barna në masë 98 për qind
-
Ndahen 3 milionë euro për barna
-
30 milionë eurot e Qeverisë Kurti për barna, të pamjaftueshme për kërkesat
-
Pacienti blen, spitali “kursen”