1 perditesime
21:17

Zeka: Kuvendi duhet të iniciojë një program rikuperues për Telekomin

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka, ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të duhej të inicionte një program rikuperues për Telekomin.

Sipas tij, është e dhimbshme situata në të cilën ndodhet kjo ndërmarrje.

Ai ka thënë në Rubikon të KTV-së se në program rikuperimi për Telekomin mund të përfshihet edhe ndonjë hua.

“Është e dhimbshme situata në të cilën ndodhet meqë ka qenë një aset për shtetin mirëpo Oda Amerikane ka pasur një qëndrim konsistent se duhet të privatizohet. Kuvendi i Kosovës do të duhej ta inicionte një program rikuperues duke përfshirë një hua ose diçka tjetër”.

20:26

Lluka thotë se taksa ka ndikuar në zhvillim ekonomik, Murati e cilëson të paqëndrueshme

Image

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se vendimi i Qeverisë për taksën ndaj mallrave serbe ka ndikuar në zhvillimin ekonomik, respektivisht në rritjen e kërkesës për produkte vendore.

Në Rubikon të KTV-së, Lluka ka thënë po ashtu se ka edhe produkte serbe të cilat pa marrë parasysh taksën, kanë gjetur metoda tjera për hyrje në Kosovë.

“Gjithashtu produktet e Serbisë që janë në Kosovë nuk kanë pësuar ndonjë rritje, ndoshta nga vetëdijesimi i njerëzve. Është konfirmuar edhe nga kompanitë në Serbi që kanë gjetur ndonjë rrugë tjetër për të ardhur, shembull i sheqerit që kanë gjetur rrugë tjetër për ambalazhimin”, ka thënë ai teksa ka shtuar se “duke marrë krahasimin e drejtpërdrejtë, Pllazmën me Sempre, atëherë Sempre realisht nuk e ka rritur çmimin, ka qëndruar i njëjti në treg”.

Image

Eksperti i ekonomisë, Hekuran Murati ka thënë se ndonëse konfirmohet që ka rritje, është tejet e vogël dhe e paqëndrueshme.

Sipas tij, nëse shikohet buxheti i 2019-s, vërtetohet qe Kosova gjendet në krizë financiare, me një buxhet i cili nuk po menaxhohet mirë nga Qeveria.

“54 për qind është papunësia, me këta që po ikin ndoshta ka ra pak. Ka edhe prej atyre që punojnë dhe ikin. Pra, është rritje e paqëndrueshme në këtë krizë kronike”, ka deklaruar ai.