Arbëri

Klinika e Neonatologjisë bëhet me respiratorë të rinj

Klinika e Neonatologjisë bëhet me respiratorë të rinj
 

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë vizituar Klinikën e Neonatologjisë ku janë dorëzuar zyrtarisht 3 respiratorë, të cilët do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë gjatë trajtimit të foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Respiratori është një pajisje që mbështet foshnjat, që kanë nevojë më të lartë të oksigjenit dhe presioneve, për shkak të infeksioneve të ndryshme apo anomalive të lindura, si dhe foshnjat e lindura para kohe.