Mustafa e Qalaj thonë se në veri të vendit po vërehet tensionim

Kushtrim Kadriu Kushtrim Kadriu 24 April 2019 19:39

Mbajtja e zgjedhjeve më 19 maj në katër komunat veriore, ka shtuar tensionet në këtë pjesë të Kosovës.

Këtë e ka thënë drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Komuniteteve, raporton KTV.

Në këtë komision ka raportuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Lidhur me incidentet me motive ndëretnike në vend, u tha se gjatë këtij tremujori janë shënuar 4 raste të tilla.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në vitin 2018 janë shënuar 10 raste të krimeve ndëretnike.

Mustafa ka shtuar se ka rënie të aksidenteve të përgjithshme, por rritje të atyre me fatalitet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme