Basha urdhëron deputetët ithtarë të tij të futen në Kuvend, gati edhe kandidatët për bashki

Basha urdhëron deputetët ithtarë të tij të futen në Kuvend, gati edhe kandidatët për bashki

22 April 2019 09:44

Më 17 shkurt opozita vendosi djegien e mandateve pas një proteste te paralajmëruar kundër qeverisë Rama. Nga ajo ditë e deri më sot për më shumë se dy muaj kanë rrjedhur shumë ujëra, janë zhvilluar disa protesta, ka pasur shumë reagime nga ndërkombëtarët, ashtu siç dhe ka pasur edhe gati 25 deputetë që kanë hyrë në Parlament dhe rreth 30 të tjerë presin marrjen e tij.Pra vendimi për djegien e mandateve nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u duk totalisht i nxituar dhe i pakonsultuar.

LSI-ja ishte e para që me murgë të heshtur të Monika Kryemadhit urdhëroi futjen e deputetëve të saj të listës në Parlament. Fillimisht Mona reagoi ashpër ndaj rebelëve, por pasi konstatoi se nuk e ndalte dot hemoragjinë, një pjesë të deputetëve që morën mandatin i futi vetë në Parlament.

I ndodhur përballë të njëjtit fakt, pra rrjedhjes nga lista të kandidatëve për deputetë edhe Lulzim Basha ka udhëzuar futjen dhe plotësimin e deputetëve në Parlament. Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se kreu i PD-së Basha, pas rebelimit të kandidatëve, krijimit të grupit Parlamentar nga Rudina Hajdari, lindjes së Bindjes Demokratike dhe hapave të tyre për të hyrë në zgjedhje, kryedemokrati ndodhet përballë dy problemeve, zgjedhjeve dhe plotësimit të grupit Parlamentar nga rebelët. Problemin e dytë Basha ka udhëzuar të zgjidhet me futjen e kandidatëve të kontrolluar, pra kreu i PD-së ka kërkuar të plotësojë grupin parlamentar duke futur njerëz të cilët janë të kontrolluar prej tij dhe mund të përdoren për të krijuar dimension dhe përplasje brenda opozitës së re parlamentare.

Në lidhje me zgjedhjet, pas deklarimit të Rudina Hajdarit dhe opozitës parlamentare se do të nxjerrin kandidatët e tyre edhe Basha duket si i lëkundur dhe PD paralelisht me organizimin e protestave ka filluar mbledhjen e kandidaturave nga baza për kryebashkiakë. Hyrja e kandidatëve për deputetë në Parlament me urdhër të Bashës është hapi i parë që po i jep zgjidhje problemit të krijuar prej vetë Bashës, kurse futja në zgjedhje duket se kërkon ende kohë, nerva dhe presion politik./CNA.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme