Arbëri

Kush s’legalizon armët në këtë periudhë, dënohet me 7500 euro ose deri 10 vjet burgim

Foto: Koha

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një videoje ka paraqitur mënyrën e legalizimit të armëve.

Periudha e legalizimit është e hapur edhe për dy muaj, pas kësaj periudhe armët e paligjshme do të konfiskohen dhe dënimi për posedim ilegal të armëve mund të dënohet me gjobë deri në 7.500 euro, ose me burgim deri në 10 vjet.

“Ju lutemi të shfrytëzoni këtë periudhë për t'i legalizuar armët tuaja”, thuhet në njoftimin e MPB-së.