Momentin kur i pa për herë të fundit dy djemtë dhe burrin e saj, Shemsie Vishesella e kujton edhe pas 20 vjetësh.
Të enjten janë kujtuar 25 të vrarët në fshatin Ribar i Vogël në Komunën e Lipjanit, ku në mesin e tyre ishte edhe një fëmijë 7-vjeçar, raporton KTV.
Për tmerrin e 18 prillit të vitit 1999, rrëfen edhe Zejnepe Ismajli, së cilës, forcat serbe ia masakruan burrin para syve.
Drejtësi për zbardhjen e krimeve të bëra nga shteti serb kanë kërkuar familjarët, të cilët tash e 20 vjet jetojnë pa të afërmit e tyre.
Për t’i nderuar të rënët në këtë fshat, ishte edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, i cili tha se duhet ende angazhim nga institucionet për zbardhjen e krimeve të luftës.
Nga 25 të vrarët në masakrën e fshatit Ribar i Vogël, 19 persona ishin banorë të fshatit, ndërsa 6 të tjerë ishin nga vende të tjera, e aty kishin shkuar për t’u strehuar.
-
Nga: Dorentina Thaqi
-
18 prill 2019 21:09
-
Shpërndaje në: