Arbëri

Pse është e rëndësishme për Kosovën krijimi i Gjykatës Komerciale, sipas Tahirit

Pse është e rëndësishme për Kosovën krijimi i Gjykatës Komerciale, sipas Tahirit

Gjykata Komerciale është shumë e rëndësishme për Kosovën pasi ajo do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj. Kjo u tha në konferencën mbi drejtësinë komerciale që u mbajt sot në Prishtinë.

Krijimi i kësaj gjykate në një të ardhme të afërt u paralajmërua nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë fjalës së tij po në këtë konferencë të organizuar nga ministria e tij dhe e cila po zhvillohet në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.