Arbëri

Dyshime për manipulimin e procesit për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

Foto: Koha
 

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës ka kundërshtuar vendimin e Bordit të këtij mediumi që votimi për drejtor të përgjithshëm të bëhet me votim të hapur.

Presioni për të votuar me vota të hapura që po i bëhet anëtarëve të Bordit, sipas kësaj sindikate, nuk shpjegohet ndryshe “përveçse përpjekje për manipulim të procesit”, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo sindikatë ka ftuar anëtarët e Bordit të RTK-së që të mos dorëzohen para presionit dhe shantazhit, dhe të njëjtat t’i bëjnë publike.