Arbëri

Shqiptarët e Kosovës nuk do t’ia harrojnë kurrë Kukësit mikpritjen e para 20 vjetëve, e kujtojnë me aktivitet

Dy dekada pas luftës burrë e grua po udhëtojnë sërish bashkë për në Kukës.

16 prillin e vitit 1999, Xhevdet e Zade Dakolli kur ishin detyruar ta braktisin shtëpinë e tyre, thonë se nuk dëshirojnë ta harrojnë asnjëherë.

Për në qytetin, banorët e të cilit i kishin hapur dyert për më shumë se 400 mijë refugjatë, të martën janë nisur edhe shumë kosovarë nga Mitrovica.

Në përkujtim të ditëve të eksodit, kosovarët kaluan kufirin me Shqipërinë në këmbë.

Në Kukës ata u pritën nga zyrtarë institucionalë, e ku ishin organizuar shumë aktivitete.

Shqiptarët e Kukësit kujtojnë ditët kur i prisnin refugjatët kosovarë.

Si dëshmi e eksodit 1999, në qytetin e Kukësit para disa vjetësh është ndërtuar edhe kjo kullë.

Para 20 vjetësh mijëra kosovarë ishin larguar me dhunë nga forcat ushtarake serbe për në shtetet fqinje, përfshirë Shqipërinë.

Në Kukës ishin hapur kampe refugjatësh, e shumë familje i kishin pranuar kosovarët në shtëpitë e tyre.