Arbëri

Ardiana Bunjaku, 1 vit jashtëligjshëm në bordin e UP-së

Ardiana Bunjaku, 1 vit jashtëligjshëm në bordin e UP-së
 

Ish-kryesuesja e bordit të Universitetit të Prishtinës, dhe së fundi anëtare e këtij bordi, Ardiana Bunjaku e cila dha dorëheqje ditë më parë nga kjo pozitë, për një vit e ka ushtruar këtë funksion jashtëligjshëm.

Agjencia Antikorrupsion përmes një vendimi të nxjerrë të martën ka konstatuar se ajo kishte pasur konflikt interesi pasi në të njëjtën kohë mbante disa pozita.