Shemsi Kurti tregon kujdes të veçantë ndaj traktorit që ende e mban në oborrin e shtëpisë në Mitrovicë.
Kurti kishte qenë vetëm 13 vjeç, në prill të 1999-s kur ishte detyruar ta ngasë atë rrugëve pa ndonjë destinacion të caktuar, por duke përfunduar në Kukës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti, rrugën për në Kukës po e bën sërish, por për një arsye krejt tjetër.
Në kushte lirie, ai është nisur për të takuar sërish familjen Korbi, që dy dekada më parë i hapi dyert për familjen e tij.
Takimin me ta gjithmonë e përcjell një emocion mirënjohjeje për mikpritjen dhe mundin e pakursyer të familjes Korbi.
Baftjar Korbi, ditën kur e kishte takuar familjen e Kurtit, e kujton si ditën më interesante të jetës së tij.
Banorët e Kukësit i hapën dyert edhe për shumë familje të tjera kosovare gjatë luftës, kur forcat ushtarake me dhunë i detyruan që ta braktisin vendin.
Më 15 dhe 16 prill shënohet 20-vjetori i “Eksodit `1999”, ku pjesa dërmuese e kosovarëve ishin larguar në këmbë për në Shqipëri.
Një manifestim për të kujtuar largimin me dhunë të kosovarëve, do të mbahet të martën edhe në Kukës.