Arbëri

Shqipëria me pika të përbashkëta kufitare edhe me Maqedoninë e Veriut

 

Tiranë, 15 prill - Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda e pranishme të hënën në Komisionin e ligjeve, ka bërë të ditur se qeveria shqiptare po punon ngushtësisht edhe me Maqedoninë e Veriut për një marrëveshje për pika të përbashkëta kufitare, ashtu siç ka ndodhur më herët me Kosovën, në pikën kufitare të Morinës.

Zëvendësministrja Voda, duke diskutuar për shqyrtimi e Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”, u shpreh se kjo marrëveshje synon dy pika të rëndësishme; shpejtësinë e kalimit të qytetarëve dhe rritjen e efikasitetit në kontrollin kufitarë në luftën ndaj krimit ndërkufitarë, terrorizmit dhe trafikimeve të ndryshme.