Arbëri

Transporti ndërurban në Shqipëri sot në protestë

Ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë do të pezullohet transporti ndërqytetas.

Përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas i kanë rikujtuar ministres Belinda Balluku që të reagojë sa më parë në lidhje me kërkesat e tyre.

Operatorët kërkojnë që të krijohen stacione të ndërmjetme mbi bazën e marrëveshjeve midis operatorëve, të luftohet konkurrenca e pandershme dhe të pezullohen gjobat e vëna padrejtësisht.

"Miratimin e stacioneve të ndërmjetme, përgjatë itinerarit të linjës, siç parashikon 83/08 dhe udhëzimi 56/28. Përcaktimi i këtyre stacioneve bëhet duke vendosur interesin kryesor të udhëtarëve dhe mbulimin në shërbim të zonave që nuk kanë linja ndërqytetase. Këto stacione do të shërbejnë dhe për qytetarët që nuk kanë shërbim për orare të caktuara. Ne kërkojmë pezullimin e gjobitjes së automjeteve deri në miratimin e stacioneve të ndërmjetme pasi po dëmtojnë ekonomikisht të gjithë operatorët dhe po i çojnë drejt falimentit. Së treti kërkohet ndëshkimi i mjeteve të paligjshme të cilat operojnë në mënyrë të paligjshme paralelisht me operatorët e rregullt", transmeton kp.

Përfaqësuesit e shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas, Leonard Shanaj dhe Eneo Sulejmanaj i kanë dorëzuar Ministres 10 ditë më parë kërkesat e tyre në mënyrë zyrtare dhe i kanë lënë afat deri në 15 prill por edhe pse jemi vetëm një ditë para Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nuk ka kthyer asnjë përgjigje duke rrezikuar në këtë mënyrë që të paralizojë të gjithë transportin ndërqytetas në vend.