Arbëri

Haradinaj: Edhe nëse i heqim nja 20 kushërinj nga puna, nuk ndryshon gjendja

Haradinaj: Edhe nëse i heqim nja 20 kushërinj nga puna, nuk ndryshon gjendja
 

Në një takim me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Ferizaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për daljen e kosovarëve jashtë vendit, në kërkim të një jetë më të mirë, duke thënë se i nuk gëzohet gjendjes aktuale.

Ai ka thënë se është pak fajtor pse rinia e Kosovës shkon jashtë vendit, duke deklaruar se ka kërkuar viza pune për qytetarët e Kosovës në vendet evropiane, kur i ka parë ata duke u përpjekur të dalin ilegalisht.