Arbëri

Gjermania thotë se Ballkani është detyrë e Evropës, jo e SHBA-së e as e Rusisë

Gjermania thotë se Ballkani është detyrë e Evropës, jo e SHBA-së e as e Rusisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë ftuar liderët e Ballkanit të marrin pjesë në Berlin në një konferencë. Në takimin e datës 29 prill do të priten të vijnë përfaqësues të nivelit të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kroacisë, Sllovenisë dhe Komisionit të BE-së.

Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se ata dëshirojnë të flasin me “bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë të parë për stadin e dialogut Serbi-Kosovë”, raporton DW.