Arbëri

Lista Serbe, hetimin ndaj Todosijeviqit e quan “një tjetër proces të Prishtinës për të na heshtur”

Foto: Koha
 

Lista Serbe ka reaguar ndaj inicimit të rastit ndaj tashmë ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviq, në lidhje me deklarimet e tij se “masakra e Reçakut ka qenë trillim”.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se njoftimi për inicimin e rastit ndaj Todosijeviqit është vazhdim i politikës së frikësimit të të gjithë serbëve të lirë që nuk janë lodhur kurrë në luftën për popullin e tyre dhe Serbinë e tyre, por as nga lufta e qartë për të vërtetën.