Arbëri

KTV-ja rekord klikimesh në Youtube

Kohavisioni ka arritur një rekord të klikimeve në kanalin zyrtar në Youtube.

Ilir Kërqeli, një nga dy pronarët e OnAir, ka thënë se KTV-ja është një prej televizioneve që ka arritur guidën programore për risi të mëdha dhe gjithashtu, emisionet që transmetohen në YouTube janë ndër më të ndjekurat.

Kërqeli për Koha.net tha se janë arritur 113 milionë klikime dhe në faqen zyrtare janë mbi 91.000 abonues.

Image

“Jemi mësuar gjithmonë që në listën e emisioneve të realizuara nga KTV të shohim rrëfime ekskluzive nga të gjitha sferat, emisione që kanë arritur që të thyejnë tema tabu në vend, madje edhe të ftuar të cilët për herë të parë kishin vendosur që rrëfehen në emisionet që transmetohen në KTV. Duke u nisur edhe nga fakti që platforma Youtube ka një shikueshmëri të jashtëzakonshme, të gjitha emisionet apo prodhimet televizive të KTV mund t’i gjeni në kanalin zyrtar në YouTube, kanal ky që ka thyer madje edhe rekorde të klikimeve. Deri tani ka arritur që të sigurojë mbi 100 milionë klikime, duke u listuar në mesin e kanaleve shqiptare me më së shumti ndjekës dhe shikime”, thotë Kërqeli.