Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rukiqi rendit veprimet e deputetëve që çuan në rritjen e migrimit

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka numëruar disa veprime dhe vendime të deputetëve, të cilat sipas tij çuan në rritjen e tendencës për migrim te qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, për një periudhë të shkurtër, sektori privat në Kosovë do të detyrohet të sjellë punëtorë nga vendet tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“- Miratimi i rritjes së pagave në sektorin publik;

- Miratimi i rritjes së vazhdueshme të skemave sociale;

- Mungesa e iniciativave konkrete për përkrahje të eksportit dhe investimeve;

- Emërimet joprofesionale në Borde dhe organizata të pavarura;

- Miratimi i ligjeve pa asnjë analizë cost-benefit;

- Dështimi për të monitoruar dhe garantuar zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit;

...dhe një varg veprimesh dhe vendimesh tjera, e shpërfaqin qasjen e vërtetë të shumicës së deputeteve, në raport me rolin e tyre në (mos)zhvillimin e vendit, gjë që ka rezultuar në rritjen drastike të tendencës për migrim. Jo më larg se dy vite nga tani, sektori privat në Kosovë do të detyrohet të sjellë punëtorë nga vendet e largëta aziatike ose të Amerikës Latine”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.