Arbëri

Matoshi bën dallimin e ikjeve të fundit dhe atyre para katër vjetësh

Descriptive Text
Image

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka bërë dallimin mes largimit të fundit të qytetarëve nga Kosova nga periudha e katër vjetëve më herët kur kishte pasur një numër të madh të qytetarëve që kishin migruar.

Në Rubikon të KTV-së, Matoshi ka thënë se dallimi është se tash njerëzit po shkojnë për të punuar dhe po largohen nga Kosova në mënyrë të rregullt.

“Në krahasim me 2014-15 kur 60 mijë qytetarë e lëshuan vendin ilegalisht nëpër Serbi e kampe pa asnjë dokument sot është dallimi në cilësi. Trendi ekziston i një lëvizjeje, por tash statusi është tjetër. Janë të pajisur me viza pune”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur deklarimin se pamjet e fundit të publikuara nga mediat ku shihen qytetarët duke pritur para ambasadave mund të jenë me agjendë të caktuar. Ka thënë se kjo mund të jetë një përzierje e armiqve të Kosovës në “fazë delikate, ku ka qenë një afat optimal për liberalizim”.

Sipas Matoshit, informatat që ka qeveria nga ambasadat e Gjermanisë e të Zvicrës janë që numri i azilkërkuesve kosovarë në vendet e BE-së ka pësuar rënie.