Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në vend është e qetë.
Në një njoftim në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se është takuar me Gjeneral Majorin D’Addario me të cilin ka thënë se kanë vlerësuar se bashkëpunimi mes KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.
“Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Haradinaj.