Arbëri

Rama: Do ishte verbëri nga BE, nëse Maqedonia e Veriut hap negociatat dhe Shqipëria jo

 

Vendet e Ballkanit po lëngojnë nga zvarritja e procesit të integrimit me Bashkimin Evropian, ku shtetet anëtare janë duke u lodhur nga zgjerimi, tha kryeministri shqiptar Edi Rama për AFP në një intervistë.

"Unë besoj se (Ballkani Perëndimor) nuk është aq i mirë sot, sa ishte dy vjet më parë," tha Kryeministri nga zyra e tij në Tiranë, duke shtuar se nuk kishte "asnjë dyshim" se kjo është e lidhur me rritjen e pasigurisë në lidhje me angazhimin e BE-së ndaj rajonit në tërësi.