Arbëri

Kosova bëhet me sigurime bujqësore

Kosova bëhet me sigurime bujqësore
 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë lansuar sot sistemin e sigurimeve bujqësore në Kosovë. Gjatë ceremonisë së lansimit të këtij sistemi është nënshkruar edhe kontrata e parë mes një kompanie të sigurimeve në Kosovë dhe një agrobiznesi.

Me këtë rast, Ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zivic, ka thënë se me krijimin e sistemit të sigurimit për prodhimtarinë bujqësore, po krijohen mundësitë për menaxhimin e rreziqeve të ndryshme në këtë prodhimtari, duke i parandaluar apo minimizuar pasojat e tyre negative. Ajo po ashtu ka treguar se Ministria e Bujqësisë do t’i subvencionojë fermerët në një pjesë prej 50 për qind të kostos për primet e sigurimit për bujqësi, në mënyrë që t’i bëjë ato më të përballueshme për fermerët, dhe për t’i përkrahur dhe mbrojtur bizneset e tyre bujqësore.