Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se nuk ka zgjidhje për ikjet e qytetarëve nga Kosova, derisa ka ofruar postin e tij nëse dikush arrin që t’i ndalë qytetarët.
Ai thotë se një gjë e tillë është shqetësuese, megjithatë sipas tij kjo gjendje para ambasadave është që pothuajse 10 vite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për ata që s’kanë vende pune, ata e gjejnë një vend pune në Gjermani e Austri, e është e arsyeshme që të largohen. Kjo është shqetësuese, por s’është që po ndodh vetëm sot. Me kapacitetet tona është e pamundur ta zgjidhim papunësinë menjëherë. Ideja e lëvizjes që shkojnë ata edhe kthehen. Këto para ambasadave më duket se janë kështu që 10 vjet. Ai që e gjen një vend pune në Gjermani gëzohet. Nuk po them se është mirë, por ata që s’kanë punë është mirë që bëjnë qare. Vërtet ata që shkojnë fitojnë dhe e ndihmojnë familjen, por është një person më pak në ekonominë e vendit. Nëse dikush mund të zgjidhë këtë çështje le të urdhërojë ta marrë vendin tim”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton Koha.net.
Sipas Haradinaj është oferta më e mirë nga shtetet e Evropës ajo që i shtynë qytetarët që të largohen nga Kosova.
“ Ne i përcjellim statistikat dhe e shohim se çfarë po ndodhë. Sot s’mund të bëjmë asgjë. Është e pashmangshme kur i ofrohet një vendi integrimi në Evropë. Oferta më e mirë në treg fiton, e është e vështirë të ndalësh njerëzit. Bullgarisë i kanë ikur 1 milion njerëz për shkak të kësaj”, ka thënë ai.
Kryeminsitri Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për Samitin e Berlinit, për të cilin thotë se do të zhfrytëzohet që të kërkohet liberalizimi i vizave. Derisa nuk pret ndonjë marrëveshje pasi nuk është takim bilateral.
“Në Berlin është një mundësi reali me ec përpara për liberalizimin e vizave. Ky nuk është takim bilateral, është tavolinë e përbashkët. Procesi i Berlinit dhe është shumë me peshë, pasi kryesohet nga Merkeli e Macroni dhe është nder për Kosovën që është aty por s’mendoj se do të arrihet ndonjë marrëveshje. Do ta kemi mundësinë që të diskutojmë. Kjo është e rëndësishme pasi jemi të interesuar të kemi liberalizimin e vizave, e do ta shtrojmë edhe këtë çështje”, është shprehur Haradinaj.
Më tutje ai ka thënë se ideja për një Samit Rajonal, përfshirë edhe kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, ende ekziston.
Sipas kryeministrit nuk është mirë që po raportohet për ikjet e qytetarëve, derisa sipas tij ekziston një tendencë e shtrirjes së ndikimit rus në Kosovë.
“Ka tendencë të përfshirjes së Kosovës, dhe ekziston një tendencë e Rusisë për ndikim. Por, ne duhet ta dimë menaxhimin e vetvetes. Frikohem se është e përzier gjendja te ne, e nganjëherë nuk mendoj se është shumë e mençur me këto raportime e gjëra të tilla”, ka thënë Haradinaj.