Loja e Serbisë me zgjedhjet në veri të Kosovës Foto: REL

Loja e Serbisë me zgjedhjet në veri të Kosovës

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 11 April 2019 07:30

Lista Serbe do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave të veriut, të banuara kryesisht me serbë, por në këtë rajon gjendja pritet të mos ndryshojë edhe pas certifikimit të rezultatit.

Kryetarët e rinj pritet të dorëhiqen menjëherë pasi ta marrin zyrtarisht detyrën, shkruan sot Koha Ditore.

Në fund të nëntorit të vjetëm, kryetari i Mitrovicës Veriore, ai i Leposaviqit, ai i Zveçanit dhe kryetari i Zubin-Potokut deklaruan dorëheqjet, si shenjë pakënaqësie ndaj taksës në shkallë 100 për qind që Qeveria e ka vënë për produktet me origjinë nga Serbia, si dhe për arrestimet e serbëve të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Të katërtët i takojnë Listës Serbe dhe patën deklaruar edhe shkëputjen e komunikimit me institucionet e Kosovës. E në letrat e dorëheqjes që i kanë deponuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Kosovës i janë referuar me “Kosovë e Metohi”, emërtim që Serbia e përdor për shtetin të cilin e konsideron krahinë të veten.

Tek në fillim të javës, presidenti Hashim Thaçi ka caktuar 19 majin si datë kur në veriun e Kosovës do të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash, por zyrtarë të Listës patën deklaruar se vendimin nëse do t’u drejtohen kutive të votimit ose jo do ta marrin pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të mërkurën, Vuçiq i ka pritur në zyrën e tij në Beograd përfaqësuesit e këtij subjekti politik të serbëve të Kosovës, pas të cilit ka treguar se çfarë do të nënkuptojë pjesëmarrja në zgjedhje....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme