Arbëri

Lufta kundër harresës për dëbimin e tmerrshëm kthen shumë qytetarë në tren për në kufi

Rrugën kur ishte larguar nga Kosova mes terrorit e frikës, pa ditur se ku do të përfundojë, po e bën sërish me tren.

Ndonëse në rrethana krejt ndryshe, udhëtimin me tren për në Bllacë, ku kishte qëndruar me ditë, po e përjeton rëndë Miftar Berisha, raporton KTV.

Berisha kujton se të tronditur e të frikësuar se nuk dinin çfarë do të ndodhte, turma njerëzish mësynin trenin.

1 prillin e 1999-s, Zenel Kelmendi lutet që kurrë më mos ta përjetojë.

Klemendi kishte qëndruar me familje shatë ditë në Bllacë.

Vuajtja e mijëra kosovarëve që ishin pjesë e largimit me dhunë gjatë luftës, në vitin 1999, u kthye në kujtesë të qytetarëve, që të mërkurën zgjodhën të kalonin rrugën me tren që u nis nga Mitrovica për në Bllacë.

Disa qytetarë, 20 vjet pas luftës, ndonëse nuk e kishin përjetuar eksodin, zgjodhën që në përkujtim të refugjatëve, të marrin këtë udhëtim.