Arbëri

“Në Kosovë, nuk ka seriozitet në raportimet e dhunës në familje”

“Në Kosovë, nuk ka seriozitet në raportimet e dhunës në familje”

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka diskutuar sot për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive, ku u tha se ka mungesë serioziteti nga ana e institucioneve të drejtësisë për t'i trajtuar rastet e dhunës fizike dhe seksuale.

Para këtij komisioni përfaqësues të KIPRED, GLPS dhe Artpolis prezantuan raportin e tyre të përbashkët, teksa kërkuan miratimin e Konventës së Stambollit nga ana e Kuvendit të Kosovës.