Arbëri

Banorët e Reçakut të zhgënjyer që Qeveria emëroi ministra që e mohojnë masakrën

Të turpshme e kanë quajtur banorët e Reçakut deklaratën e ministrit tashmë të shkarkuar, Ivan Todosijeviq, se masakra në këtë fshat është trillim.

Disa nga banorët, të cilët përjetuan tmerrin në ditën e 15 janarit 1999, thonë se është e patolerueshme një gjuhë e tillë nga udhëheqës institucionesh, raporton KTV.

Ata thonë se persona që mohojnë një masakër të tillë, të cilën e ka parë e gjithë bota, nuk meritojnë të jenë pjesë e Qeverisë.

Këtë vit është shënuar 20-vjetori i masakrës së Reçakut, kur banorët u zgjuan të rrethuar nga forcat serbe që vranë 45 civilë.

Tmerri i parë në këtë fshat ka qenë vendimtar për intervenimin ushtarak të NATO-s, 2 muaj më vonë, që çoi në çlirimin e Kosovës.