Arbëri

Ahmeti bën thirrje që Pendarovski të përkrahet për president të Maqedonisë

Ahmeti bën thirrje që Pendarovski të përkrahet për president të Maqedonisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se zgjedhjet për president të Maqedonisë Veriore janë vendimtare për të vazhduar proceset euro-integruese dhe për të përmbyllur një kapitull me sukses që do të vendos në binar të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të vendit.

Ai gjatë fushatës në Komunën e Bogovinës theksoi se me fitoren e kandidatit të përbashkët qeveritar Stevo Pendarovski fiton Republika e Maqedonisë së Veriut, NATO dhe Bashkimi Evropian.