Arbëri

BE sërish apelon për dialog midis Qeverisë e opozitës në Shqipëri

BE sërish apelon për dialog midis Qeverisë e opozitës në Shqipëri
 

Bashkimi Europian ka apeluar sërish për dialog midis pozitës e opozitës në Shqipëri, në funksion të zgjidhjes së krizës politike. Përmes ambasadorit Luigi Soreca, BE i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të bëjnë kompromis.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, tha se në takimet që Genoveva Ruiz Calavera pati me kryeministrin Edi Rama, i kërkoi që qeveria të miratojë reformën zgjedhore, e veçanërisht, rritjen e ndëshkimit për shit-blerjen e votave.