Arbëri

Afër dy milionë euro për asfaltimin e rrugës që lidhë 5 fshatra të Ferizajt

Afër dy milionë euro për asfaltimin e rrugës që lidhë 5 fshatra të Ferizajt

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën nënshkroi kontratën për projektin “Asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë”.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, kjo rrugë që lidhë 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1,821,792.19 euro.