Tërmet në Sarandë, nuk raportohet për dëme a viktima

Tërmet në Sarandë, nuk raportohet për dëme a viktima

05 April 2019 13:37

Mëngjesi e ditës së sotme një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është shënuar në qytetin e Sarandës. Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Në njoftim thuhet se tërmeti ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe ka qenë me epiqendër në jug të Piqerasit, 4 km veri-perëndim në Lukovë, me thellësi 20 km.

Ndërkohë që nga ky tërmet nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme