Arbëri

A do të përballen Kosova e Serbia për taksën në arbitrazh

A do të përballen Kosova e Serbia për taksën në arbitrazh
Foto: Koha
 

Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar mundësinë që Kosovën ta dërgojë në arbitrazh për shkak se, sipas saj, me vënien e taksës prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia, Kosova ka shkelur Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë, e njohur si CEFTA. Por, në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, thotë se është e gatshme për t’u mbrojtur në rast se kjo çështje arrin në arbitrazh.

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për mundësinë që Serbia ta dërgojë në arbitrazh vendimin për taksën prej 100 për qind për importin e mallrave të saj.