Arbëri

Presidenca hesht përballë pohimeve të deputetes Osmani se Thaçi e Vuçiqi u takuan fshehtas në Romë

Foto ilustrim


U kishte rënë të takohen shpesh në Bruksel e nëpër forume të ndryshme, por, sipas deputetes Vjosa Osmani, presidentët Thaçi e Vuçiq, ishin takuar edhe larg syrit të publikut.

Këto informata, deputetja e LDK-së, Osmani, tha t’i ketë të konfirmuara dhe se takimet kishin ndodhur në Romë të Italisë, raporton KTV.