Brnabiq konfirmon: Konsiderojmë nisjen e arbitrazhit te CEFTA për taksën e Kosovës

Brnabiq konfirmon: Konsiderojmë nisjen e arbitrazhit te CEFTA për taksën e Kosovës

04 April 2019 13:53

Serbia po shqyrton tani nisjen e arbitrazhit para CEFTA-s për futjen e 100% të taksës nga Kosova.

Kjo është konfirmuar nga kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, sipas së cilës kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur interesat serbe, transmeton KosovaPress.

Brnabiq këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjes së mediave nëse është e vërtetë se Serbia ka ndërmend të akuzojë në arbitrimin ndërkombëtar Kosovën për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Ajo shtoi se Serbia i ka kërkuar Sekretariatit të CEFTA-s të reagojë ndaj taksave, por kjo nuk ndodhi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme