Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kanë zhvilluar takim të rregullt, njofton kryeministri përmes Facebook-ut.
“Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit. Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”, thuhet në postimin e Haradinajt.
Ambasadori Kosnett ditë më parë tha se durimi amerikan në lidhje me taksën e Kosovës ndaj produkteve serbe ka një fund, rikujton Koha.net.