Arbëri

Rama: Mundëm Berishën dy herë, Bashën e mundim edhe më lehtë

Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në foltoren e Kuvendit gjatë seancës së sotme plenare, derisa jashtë po mbahet protesta e opozitës, ka ironizuar me këta të fundit, duke thënë se ata dolën nga Parlamenti, duke iu referuar djegies së mandateve, dhe tani duan të hyjnë brenda sërish duke shtyrë policët.

“Ikën vetë dhe tani shtyjnë policët që të futën brenda. Absurde është pse dolën? Dolën nga parlamenti pasi iu mbaruan fjalët dhe vezët dhe boja... dolën në rrugë sepse janë mësuar të fitojnë pa qenë shumicë”, deklaroi Rama, shkruan KSP.

Kryeministri shqiptar tha se socialistët në të kaluarën kanë arritur të fitojnë ndaj Partisë Demokratike që drejtohej nga Sali Berisha e Jozefina Topalli, ndërsa ka lënë të kuptohet se tashmë e kanë më të lehtë fitoren në zgjedhje ndaj demokratëve të cilët kanë udhëheqësi të re.

“Ne mundëm Saliun në vitin 2009-n, e sigurisht edhe në 2013-n. Saliun që kishte të gjithë shtetin pas vetes. Mundëm Saliun me gjithë Jozefinë e të tjerë, e të mos mundim dot Lulin me Gaz Salianjin dhe Ervin Dumën? Kjo nuk është e mundur! Tani, ata dolën atje jashtë, me idenë se do të bënin që ndërkombëtarët të lodheshin dhe do të hidhnin vështrimin nga ta. Por më e keqja është se janë përpjekur të delegjitimojnë edhe këta të tjerët që kanë hyrë këtu për t’i zëvendësuar. Por nuk kanë për t’ia arritur të kthehen këtu përmes një rruge ekstraligjore dhe përmes asnjë lloj dialogu që çon në një pazar të kësaj natyre”, deklaroi Rama.